Zelensky premton çlirimin e Krimesë: Pushtimi do të përfundojë si në të gjitha pjesët e tjera të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të mërkurën t’i japë fund pushtimit rus të gadishullit të Krimesë dhe të gjitha zonave të tjera të kontrolluara nga forcat ruse në Ukrainë.

“Okupimi i Krimesë do të përfundojë si të gjitha pjesët e tjera të Ukrainës që fatkeqësisht vazhdojnë të jenë nën okupim”, tha Zelensky në një konferencë ndërkombëtare për Krimenë ku morën pjesë më shumë se 60 vende.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014, në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera. Pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022, Rusia ka pushtuar pjesë të tjera të territorit ukrainas.

Ukraina nisi një kundërofensivë në fillim të qershorit në një përpjekje për të rimarrë territorin e pushtuar nga Moska. Megjithatë, deri më tani rezultatet e tij kanë rënë shumë larg ambicieve fillestare të Ukrainës, pasi forcat ruse kanë zhvilluar linja të forta mbrojtjeje.


Shtuar 23.08.2023 16:36