Zelensky i prerë: Bisedimet e paqes marrin fund nëse vriten forcat ukrainase në Mariupol

Negociatorët e Kievit do të tërhiqen nga bisedimet e paqes me Moskën nëse Rusia vret forcat ukrainase që ende qëndrojnë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit, thotë presidenti ukrainas.

“Nëse njerëzit tanë vriten në Mariupol,” u tha Zelensky gazetarëve, “Ukraina do të tërhiqet nga çdo proces negociator”.

Mbrojtësit, të përbërë nga marinsa, anëtarë të regjimentit të diskutueshëm Azov, roje kufitare dhe oficerë policie, janë forcat e fundit ukrainase të mbetura në Mariupol, i cili është goditur nga Rusia për javë të tëra.

Raportohet se ka edhe civilë të strehuar në fabrikën e çelikut.

Në një video të publikuar nga regjimenti Azov, i cili filloi si një grup i ekstremit të djathtë dhe më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës, gra dhe fëmijë në një dhomë të mbushur me njerëz mund të dëgjohen duke thënë se po u mbarojnë ushqimi dhe uji dhe luten që të evakuohen./albeu.com

Shtuar 23.04.2022 19:43