Zelensky e pranon: Ukraina po pëson humbje të dhimbshme në Donbas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se vendi i tij po pëson humje të mëdha në të gjithë rajonin e Donbasit dhe në zona të tjera të vijës së frontit.

Sipas BBC, Zelensky komentet i bëri në një fjalim gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai theksoi se Ukraina kishte nevojë për armë moderne për të mbrojtur territorin e saj. Zelensky tha gjithashtu se ai priste inspektime të logjistikës në ushtri mes raporteve se disa ushtarakë ukrainas nuk kishin pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale.

Ai tha se është jetike të mbrohet Donbasi, pasi ky do të jetë “pika kyçe për përcaktimin se kush do të dominojë në javët e ardhshme”.

“Sa më shumë humbje të pësojë armiku, aq më pak fuqi do të kenë për të vazhduar agresionin”, tha Zelensky.

Ai tha se ndërsa luftimet më të ashpra janë raportuar në Severodonetsk dhe në të gjitha qytetet dhe komunitetet aty pranë, “humbjet, për fat të keq, janë të dhimbshme, por ne duhet të rezistojmë sepse ky është shteti ynë”.

Shtuar 15.06.2022 08:59