Zelensky: Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta me Rusinë, ne po rezistojmë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta me Rusinë.

Megjithatë, ai shpjegoi se forcat e tij po sfidojnë pritshmëritë duke parandaluar trupat ruse të pushtojnë Ukrainën lindore, ku luftimet kanë qenë më të ashpra për javë të tëra, raporton Associated Press.

Në fjalimin e tij të përditshëm, Zelensky u shpreh se është krenar për ushtarët ukrainas që po arrijnë të frenojnë përparimin rus në rajonin e Donbasit, i cili kufizohet me Rusinë dhe ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesën më të madhe të territorit për tetë vjet.

“E mbani mend se si në Rusi, në fillim të majit, ata shpresuan të pushtonin të gjithë Donbasin? Tashmë është dita e 108-të e luftës, është muaji qershori. Donbasi po reziston”, u shpreh Zelensky.