Real Madrid nuk heq dorë nga Mbappe teksa synon ta afrojë gjatë kësaj vere.
Sipas ABC, PSG po konsideron shitjen e Kylian Mbappe këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re.
Ndërsa Real Madrid është i interesuar për francezin e ri, pala parisiene po mendon për një lojtar plus një marrëveshje parash.
Ata po kërkojnë dhe Vinicius Junior për Mbappe.
Marrëveshja aktuale e 22 vjeçarit mbaron në 2022 dhe gjigandët francezë po mundohen ta bindin atë të rinovojë kontratën, por pa ndonjë sukses.