Gjendet trupi i pajetë i një personi në Maliq

Trupi i një personi të pajetë është gjetur ditën e sotme në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj.

Petro Feratllari, 55 vjeç, banues në këtë fshat, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, në një kanal me ujë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.


Shtuar 30.03.2021 21:33

Tags: ,