Zbulohet letra, Ilir Meta “u tërheq veshin” Bashës e Kryemadhit: Dy gabimet e pafalshme ndaj Ramës!

Ditën e sotme është bërë publike letra e Presidentit Ilir Meta e dërguar 3 ditë para zgjedhjeve, opozitës.

Duke iu drejtuar demokratit Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit, Meta hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama në lidhje me qeverisjen e tij në këto dy mandate.

Meta nuk harron të kritikojë publikisht dy liderat e opozitës për bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe djegien e mandateve.

“Largimi nga Kuvendi i opozitës dhe bojkoti i zgjedhjeve për pushtetin vendor, e lehtësoi instalimin e modelit autocrat dhe abuzues të qeverisjes shkeljes se Kushtetutës dhe të drejtave qytetare…”- shkruan ndër të tjera Meta.

Pjesë nga letra zyrtare:

Kërkoj angazhimin tuaj maksimal dhe koordinimin tuaj sa më të efektshëm për të ndaluar dhe neutralizuar me cdo kusht, përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificialë, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me atë të përdorimit të të dhënave personale.

Këmbëngul në domosdoshmërinë e përshkushtimit tuaj për të mbrojtur integrimin e procesit zgjedhor që nga fillimi I procesit të votimit dhe deri në përfundim të numërimit të votave.

Largimi nga Kuvendi I opozitës dhe bojkoti I zgjedhjeve për pushtetin vendor, e lehtësoi instalimin e modelit autocrat dhe abuzues të qeverisjes shkeljes se Kushtetutës dhe të drejtave qytetare.

Prandaj është përgjegjësia juaj ndaj popullit shqiptar për të rivendosur rendin kushtetues! /albeu.com/

 


Shtuar 24.04.2021 11:17