Përfundon takimi i ambasadores amerikane me Bashën, çfarë u diskutua

Ka zgjatur rreth një orë takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, me kreun e PD-së Lulzim Basha, teksa asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë koment ndaj mediave për çfarë u diskutua.

Por, mësohet se në fokus ka qenë pikërisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ku ambasadorja ka kërkuar zgjedhje të qeta dhe të shmangen incidentet.

Kujtojmë se vendiynë është sot zyrtarisht në heshtje zgjedhore ndërsa nesër mbahen zgjedhjet të cilat do të vendosin dhe fatin e qeverisë për 4 vitet e ardhsme.

Kim ka bërë vazhdimisht thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët politike, ndërkohë që ka falenderuar edhe publikisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën për qëndrimet që kanë pasur në këtë muaj të fushatës.

Ky takim mes Kim dhe Bashës vjen pas përplasjes që ajo ka pasur me presidentin Meta, nga i cili ka kërkuar që të mos bëj thirrje për dhunë. Po ashtu Kim ka deklaruar që koha e grupeve të armatosura që mbrojnë votën ka mbaruar duke iu referuar kështu, atyre që kanë ndodhur në Elbasan dhe në qytete të tjera të vendit, ku PD ka denoncuar shitblerjen e votës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme presidenti Meta tha se ambasadorja Kim e kishte kërcënuar, duke i thënë se ”kemi disa gjëra për ty”, ndërsa kreu i shtetit kërkoi që ajo të mos mbrojë Edi Ramën dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen”, deklaroi presidenti Meta teksa ishte i ftuar në një studio televizive. Pak minuta më pas ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në Tëitter.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim. Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.

Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën”, tha Meta me tone të larta.

“Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Ffrrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqiëprisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës,” vijoi Meta.


Shtuar 24.04.2021 11:15