Më datë 13 qershor PD ka zgjedhjet brenda partisë për kryetarin.
Partia Demokratike dje, publikoi formularin që duhet të plotësojë çdo kandidat që ka dëshirë për tu bërë pjesë e garës.
Në formulari e paraqitur kërkohet eksperienca e punës, shkollimi, të dhënat mbi ndonjë vendim gjyqësor se në qoftë se ke qenë i dënuar apo jo.
Kushdo që pretendon të kandidojë për kreun e PD-së, duhet të plotësojë kushtet e vendosura në këtë formular për të qenë pjesë e garës së 13 qershorit.
Kushtet:
Angazhimi politik dhe veprimtaria politike nga viti 1944 deri në vitin 1991:
Të dhëna mbi përfshirjen në veprimtari politike gjatë periudhës së komunizmit:
Në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 a keni qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme?
Këto janë disa nga kriteret e vendosura nga partia demokratike për kandidatët të cilët aspirojnë të bëhen kryetar të PD-së.
Propozimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit për një palë zgjedhje shpejt e shpejt u miratua në Kryesi dhe është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë. Kështu pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Vendimi është i miratuar në mënyrë unanime edhe në Kryesi edhe në Këshill Kombëtar.
Deri më tani kandidatët për kreun e PD-së janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli. Ende nuk ka ndonjë kandidaturë surprizë për këtë post.