Zbulohen detajet e dasmës: Boris Johnson gati të martohet për herë të tretë

Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martohen vitin e ardhshëm. Gazeta britanike “The Sun” raporton se çifti iu ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve, e cila do të mbahet me 30 Korrik 2022.

Detajet se kur do të mbahet ceremonia nuk bëhen me dije por miqtë thonë se ata janë duke pritur deri në 2021 për shkak të pandemisë. Johnson dhe Symonds u fejuan në fund të vitit 2019 dhe kanë një djalë të quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Më parë është raportuar se kryeministri britanik mund të martohej në Itali, ku e fejuara ka të afërmit. Kjo do të jetë martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë Marina Wheeler në vitin 2020.


Shtuar 24.05.2021 11:10