“Zbërthehet” Berisha: Po ju rrëfej pse u ula në krahun e socialistëve në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se përse është ulur në krahur e deputetëve të maxhorancës në Kuvend.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi që ka zhvilluar me qytetarët e Gramshit, ku mes të tjerash edhe ka sqaruar këtë episod.

Berisha u shpreh se këtë veprim e ka bërë qëllimisht, për tu treguar rilandasve se opozita është zëri i vërtetë i qytetarëve dhe forca e vetme politike që trajton shqetësimet dhe problemet e shqiptarëve

“Ndaj dhe një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë. Jua thashë në platformë. U ula këtu për t’ju thënë socialistëve se; zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë. T’ju bëj një pyetje juve? Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ja mbathi”, tha Berisha./albeu.com/