Zakoni shqiptar me të cilin partnerja italiane e Lorik Canës nuk pajtohet dot

Zakonet shqiptare janë të bukura dhe turistët e huaj, ndodh që t’i admirojnë. Për faktin se krahinat ndryshojnë në Shqipëri dhe kanë secila traditat e tyre që i përfaqëson dhe nuset janë ato që duhet të përshtaten, por si do të mund të përshtatej një nuse italiane?!

Bëhet fjalë për bashkëshorten e futbollistit të njohur, Lorik Canës, e cila quhet Monika dhe është me origjinë italiane.

Prej më shumë se 10 vitesh bashkë, gruaja e Lorik Canës duhet të jetë mësuar me zakonet e shqiptarëve, por ka diçka që ajo nuk e kupton dhe këtë na e zbulon vetë Loriku në emisionin “Jashtë Loje” në Top News.

“Kur vinë miq ose familjarë te ne edhe e takojnë Monikën, e pyesin në përgjithësi se si është ajo, familja e po Loriku?!… Këtu ajo habitet kur pyesin për mua ndërkohë që unë jam krah saj aty momentalisht dhe mendon se duhet tmë pyesin mua vetë kur jam aty” rrëfen Loriku me shumë të qeshura dhe humor…

Megjithatë, nusja e Lorikut ka të drejtë, po ta shikosh në një tjetër këndvështrim, por ne shqiptarët i kemi këto zakone e nuk i ndërrojmë dot edhe nëse jemi të vetëdijshëm.


Shtuar 3.05.2021 23:33