Yuri Kim pret për darkë Dua Lipën: Një superstar edhe jashtë skene

Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Tiranë ku ka zhvilluar takime me zyrtarë, duke filluar nga Edi Rama te Erion Veliaj.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar për darkë nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ka postuar një foto më të në Instagram.

Për yllin e popit që po krenon shqiptarët në botë me muzikën e saj, Kim shkruan: “Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë si në skenë ashtu edhe jashtë”./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 08:25