Ylli i Serie A befason keq të dashurën në semafor, shikoni cfarë i bën (VIDEO)

Sulmuesi kolumbian i Atalantës, Duvan Zapata, ka menduar ti bëjë një shaka të bukur bashkëshortes së tij.

Zapata kishte menduar të luante rolin e pastruesit të xhamave, ku pjesë e shakasë ishte dhe shoferi i tij që kishte për detyrë të transportonte gruan e sulmuesit kolumbian. Teksa makina ndalon në semafor, afrohet Zapata i veshur si pastrues dhe fillon të fshijë xhamin, por shakaja kuptohet dhe nisin të qeshurat.


“Mund ti kishte larë më mirë”, shkruan miku i tij në videon e postuar në “Instagram”. Videoja është pritur me pozitivitet nga mediat ku kishte shumë komente pozitive. Kolumbiani është një ndër sulmuesit më të fortë në Seria A, ku me golat e tij ka ndihmuar Atalantën të ketë pozita të mira në Seria A.

Shtuar 31.03.2021 05:03