Xhixho: Shqiptarët janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se shqiptarët janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore.

Xhixho: Shqiptarët janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore. Anketa e “Security Metër”, kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), tregon se një e katërta e shqiptarëve nuk përballojnë dot kostot financiare për kujdes mjekësor rutinë dhe mjekim.

Shqipëria 24%

Bosnja 16%

Kosova 9%

Maqedonia e Veriut 16%

Mali i 20%

Serbia 20%

Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh që u është bërë shqiptarëve.

Skandalet si ai i Onkologjikut treguan qartë se çfarë shëndetësie u ofron qytetarëve taksapagues qeveria e Edi Ramës.

Shkurtimi i buxhetit të shëndetësisë me 2.5 miliardë lekë është prova më e qartë se edhe për vitin 2025, të sëmurët do të vuajnë mungesën e ilaçeve dhe të aksesit në shërbimet spitalore.

Pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë në xhepat e klientëve të qeverisë. Ndërsa mijëra të sëmurë dhe familjarët e tyre do të enden në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre.


Shtuar 12.01.2025 13:03