Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme pranë SPAK.
Kujtojmë se Xhelal Mziu është vendosur nën hetim nga prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK në vitin 2020.
Deputeti i PD-së po hetohet për shpërdorim detyre dhe çështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social.
Sipas verifikimeve të kryera paraprakisht aso kohe lidhen jo vetëm me interesat e bashkisë por edhe të personave qe duhet të strehoheshin në banesat sociale. Dosja tjetër ndaj Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre ,pa patur në dosje një kontratë ndërsa mungojnë edhe dokumuenta të rëndësishëm që duhet të lëshoheshin nga autoriteti i lincensimit./albeu.com