Vullkani Nevado del Ruiz ka qenë joaktiv që nga viti 1985, por kohët e fundit ka filluar të tregojë shenja aktiviteti.
Si rezultat, është rritur alarmi se vullkani më vdekjeprurës në hemisferën Perëndimore mund të zgjohet.
Banorët në shpatet e sipërme të vullkanit aktualisht janë duke u evakuuar, nga frika e një shpërthimi të mundshëm.
Herën e fundit që vullkani Nevado del Ruiz ishte aktiv, ai shpërtheu dhe vrau 23,000 njerëz në Kolumbi, duke zhdukur qytetin Armero.
Javën e kaluar, vullkani regjistroi një mesatare të paprecedentë prej 6,000 tërmetesh në ditë, raporton MSN, i cili ia atribuon lëvizjen magmës që lëviz nëpër sistemin kryesor. Përpara kësaj ndodhie, mesatarja ishte 50 në ditë.
Në ditët e pikut, Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë raporton se ka pasur deri në 12,000 tërmete, megjithëse vëren se “vetëm numri i tërmeteve ditorë nuk është treguesi i vetëm që mat sjelljen e një vullkani”.
Agjencia gjithashtu vuri në dukje se të dielën, pati një rënie të aktivitetit të dridhjeve./Albeu.com/