Vuçiç poston foto nga darka me Ramën: Krenar për miqësinë e krijuar ndër vite me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në Beograd. Mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë është duke shijuar momente relaksi buzë lumit Sava.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto me Ramën në rrjetin social Instagram, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.

“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiç.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Sot është nata e dytë e qëndrimit të Ramës në Beograd, aty ku po mbahet samiti i radhës të “Ballkanit të Hapur” e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç.

Shtuar 2.09.2022 22:14