Përmes një postimi në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ndarë një foto nga darka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.
Gjithashtu në darkën informale kanë qenë të pranishëm dhe politikanë të tjetër, përfshirë kryeministren serbe, Ana Brnabiç.
Të lidhura
None found
Në foto liderët e Ballkanit Perëndimor shihen duke ngrënë darkë dhe duke konsumuar verë të kuqe e të bardhë.
Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabiç u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shkruan Vuçiç
View this post on Instagram
Kujtojmë se Rama ndodhet në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani Hapur”./albeu.com
