Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

Në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza në Itali, një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana misterioze, raportojnë mediat vendase.

Ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.

Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes. Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com