Vrau mbesën 11-vjeç, flet daja: E hodha në kallamishte dhe…

Ajo që vrasësi i Vasilikës deklaroi para policëve në Greqi, ka shkaktuar neveri dhe tmerr për të gjithë. 37-vjeçari, të cilit fëmija i besonte si pjesëtar i familjes së ngushtë, përshkroi se si kishte planifikuar ta p*rdhunonte fëmijën, duke i kërkuar që nga mëngjesi i së dielës të dilte për shëtitje në orët e vona të pasdites, po të njëjtën ditë.

Në mëngjes u ndala në furrë dhe pashë mbesën time. Nuk e di si më erdhi dhe i thashë të shëtisim. Ajo u përgjigj po. Vendosëm që të shkonim në 8 të mbrëmjes”, tha ai në rrëfimin e tij.

Duke vazhduar përshkrimin e tij , ai ka rrëfyer se kishte ndërmend ta p*rdhunonte vajzën , pasi tha: “Kur dola nga shtëpia e saj, që të mos shiheshim, shkova dhe e prita. Ajo erdhi me vullnetin e saj të lirë. Shkuam në një mini market dhe morëm pije freskuese. Kur arritëm atje ku po shkonim, e mora për dore dhe i thashë të kryenim marrëdhënie. Ajo më tha jo dhe se do t’u tregonte prindërve të saj”.

Vrasësi , i cili nuk ishte i gatshëm të pranonte “jo”-në, madje nga një fëmijë vetëm 11-vjeç, më pas përshkruan momentet e vrasjes: “U ngatërrova, e hodha poshtë dhe fillova ta gozhdoja me kaçavidë në qafë dhe në shpinë. E kapa nga flokët dhe e tërhoqa zvarrë në fushë. Aty dëgjova një “ah” dhe më pas asgjë. E hodha në kallamishte dhe shkova në shtëpinë e nënës sime”.

Bëhet e ditur se 37-vjeçari i cili ishte i lirë edhe pse ishte dënuar me nëntë vite burg për përdhunimin e një të mitureje tjetër, po e afërmja e tij është baba i katër fëmijëve dhe gruaja e tij është shtatzënë me të pestin.


Shtuar 12.06.2024 08:05