Ka kaluar gati gjysmë viti nga vrasja brutale e Caroline Crouch nga burri i saj, Babi Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera, dhe e ardhmja e vajzës së tyre njëvjeçare, Lydia, shumë shpejt pritet të vendoset, ku gjyqtarët do të caktojnë kujdestarinë.
Lydia ishte vetëm 10 muajshe kur babai i saj vrau nënën e saj me duart e tij. Që atëherë, ajo ka jetuar me prindërit e Caroline në Alonissos, në ishullin ku u rrit 20-vjeçarja fatkeqe.
Sipas raportit të MEGA, të dy palët ranë dakord që vajza e vogël të qëndrojë me gjyshen e saj Susan dhe gjyshin David, në pritje të vendimit përfundimtar për kujdestarinë e saj në muajt e ardhshëm, ndërsa ajo do të monitorohet nga psikologët e fëmijëve.
Në lidhje me këtë çështje, ka folur Babis, përmes avokatit të tij.
“Më vjen keq për vajzën timë. Unë nuk dua asnjë mosmarrëveshje ligjore mbi kujdestarinë e Lydias. Më intereson e mira dhe edukimi i duhur i saj”, ka thënë ai.