Vrau Bajram Lulin në Angli, arrestohet autori i dyshuar

Autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bajram Luli në Londër është arrestuar.

27 vjeçari me origjinë nga Peqini kishte pak kohë që kishte mbërritur në Angli.

Sipas policisë britanike, në pranga është vënë Sabin Manda, 31 vjeç.

Autori i dyshuar

Kujtojmë se Bajram Luli u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe nga plagët e marra humbi jetën spital.

Ngjarja ndodhi më 13 mars./albeu.com


Shtuar 22.03.2024 13:04