Vrasja në Tiranë zbuloi pajisjet kompjuterike, si “kultivonin” Bitcoin djemtë e “5 Majit”

Autori i vrasjes  sot në Tiranë, nuk do të akuzohet vetëm për vrasje por edhe për zhvillimin e kriptomonedhës virtuale “Bitcoin”.

Kjo pasi vrasja, zbuloi edhe disa pajisje kompjuterike të cilat shërbejnë për monitorimin dhe zhvillimin e kriptomonedhave virtuale Bitcoin në ambientet ku u vra Mehmet Qema, 27-vjeç.

Ky i fundit u vra nga shoku i tij Marius Dema. Përveç Marius Demës që u vetdorëzuar disa orë pas krimit, edhe 4 shokët e të viktimës dhe të autorit që gjendeshin bashkë me ta në momentin e krimit , përtej orës janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Autori i vrasjes, Marius Dema do të përballet edhe me hetimin për “Bitcoin” pasi pajisjet ishin gjetur tek godina që ai kishte marrë me qira në rrugën “5 Maji”.

Ndërkohë ABC ka siguruar edhe fotot e pajisjeve që shërbejnë për të prodhimin e Bitcoin. /albeu.com/

Shtuar 11.05.2021 08:05