Vrasja në Laç: Viktimës tentuan t’i vrasin djalin 1 vit më parë, si dështoi atentati në autostradë (VIDEO)

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Laçit, ku është ezketuruar me armë zjarri ish-polici Xhelal Reçi.

Mësohet se viktima ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat një vit më parë. Bëhet fjalë për atentat të dështuar, ku autorët nuk ia dolën të eliminojnë Besnik Reçin.

Të lidhura

None found

Ky i fundit u sulmua në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, ku ishte duke udhëtuar bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten.

Dy persona me motor e ndoqën Besnik Reçin për kilometra të tëra ndërkohë që ai u nis me automjet në drejtim të Shkodrës.

Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Pasi vuri re atentatorët, Reçi devijoi me makinë në trotuar dhe arriti tiu shpëtojë plumbave.

NJOFTIMI I  POLICISË:

Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI/ ATENTATI NDAJ BESNIK REÇIT

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.11.2021 08:58