Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku një 26-vjeçar, Ardian Baloshi, ka humbur jetën. Policia ka identifikuar si të dyshuar për ngjarjen Sadik Llanajn, 39-vjeç.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar.
Të lidhura
Dyshohet se Llanaj i është afruar viktimës teksa ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë dhe ka qëlluar me armë, duke u larguar menjëherë me automjetin e tij.
Hetimet fillestare sugjerojnë se konflikti mund të ketë lidhje me mosmarrëveshje të mëparshme mes palëve.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.


