Ditën e sotme, një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, dyshohet pas një konflikti banal. Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi.
Fillimisht u raportua për të shtëna me armë në Kamëz dhe për një person të plagosur. Ndërsa më pas, teksa viktima u çua te Spitali i Traumës, ndërroi jetë.
Të lidhura
Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që një person është i dyshuar nga autoritetet.


