Vrasja mafioze në Elbasan! 5 orë nga gjetja e trupit, policia: Nuk dimë ende identitetin

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me viktimën e gjetur në orët e para të mëngjesit në sotëm në këtë qytet. Viktima u gjet në lagjen “Vullnetari” dhe sipas policisë është i moshës  70-80 vjeç dhe jo 50 vjeç si u raportua fillimisht.

Rikujtojmë se kanë kaluar 5 orë nga gjetja e trupit dhe ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës ndërkohë dyshohet se është vrarë me sende të forta dhe është sjellë në lagjen ku u gjet.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe  shkakun e humbjes së jetës. /albeu.com/

 

 

Shtuar 23.05.2021 10:11