Vrasja e të riut në Tiranë, në kërkim 5 persona

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.  Viktima është idetifikuar si Mehmet Qema, i cili rezulton pa precedent penal.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 5 persona, mes të cilëve edhe autori i dyshuar i ngjarjes. Këta persona kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe: Me varëse dhe tatuazh, del fotoja e 27-vjeçarit që u vra në mes të Tiranës

Policia dhe ngrupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 08:16