Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 11 të arrestuarit lidhur me ngjarjen e rëndë në Ksamil, ku u vra 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez.
Vendimet për secilin prej të ndaluarve u shpallën nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj, pas një seance të gjatë gjyqësore që zgjati rreth 10 orë.
Të lidhura
None found
Për Sokrat Vatën, i njohur edhe me aliasin Sokrat Lipan dhe i dyshuar si autori i vrasjes, gjykata caktoi masën “Arrest në burg”. E njëjta masë u vendos edhe për dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.
Gjykata la gjithashtu në burg për një afat 45-ditor tre kamarierë të lokalit ku ndodhi ngjarja: Ildi Cekani, Ervis Bunci dhe Serxhi Selimi.
Pesë personat e tjerë u liruan nga qelia, ndërsa ndaj tyre u caktua masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Nën këtë masë u lanë Moisid Matushaj, efektiv policie që punonte si truprojë; Lucjano Seferi, efektiv i burgut të Fierit që punonte si truprojë; Romeo Shehu, efektiv i Policisë Bashkiake të Gjirokastrës që punonte si truprojë; Murat Zhabina, kamarier; dhe Kristi Koshi, truprojë.
