Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për personat e ndaluar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku një turist humbi jetën.
Sokrat Vata, i dyshuar si autor i ngjarjes, do të qëndrojë në paraburgim, pasi ndaj tij u caktua masa “arrest në burg”.
Të lidhura
None found
Të njëjtën masë sigurie, atë të arrestit në burg, gjykata e vendosi edhe për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.
Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin u caktua masa “arrest në burg” me afat 45-ditor.
Ndërsa Luciano Seferi, Moisi Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho do të ndiqen nën masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
