Vrasja e Mehmet Qemës, 4 djemtë e shpallur në kërkim vetëdorëzohen në polici

Pesë personat që ishin në kërkim për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë, Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, dhe Xhuliano Koçi janë vetëdorëzuar dhe pritet të arrestohen për veprën penale  “Veprime që pengojnë zbardhjen e  së vërtetës” dhe “Moskallzim krimi”.

Mehmet Qema, 27 vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga shoku i tij Marjus Dema njihet edhe si një nga miqtë e shumë repërëve shqiptarë, por jo vetëm.

Lidhur me vrasjen e tij, kanë shprehur ngushëllime familjarëve miqtë e tij si Mozzik, Getinjo, Baby G, Majk Veli, Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Stresi etj.


Shtuar 11.05.2021 21:54