Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, autori është vjehrri i tij: U gjetën barut në duar

Autori i vrasjes së 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë është vjehrri i tij. Ocnal.com shkruan se hetuesit kanë prova të caktuara se ka qenë vjehrri që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar me emrin Ilir.S dhe kanë urdhëruar arrestimin e tij.

Provat që e vërtetojnë këtë janë të forta, të cilat sqarojnë se ka qenë vetë 54-vjeçari që ka pranuar se ditën e vrasjes ka pasur një debat me dhëndrin e saj, por që ka mohuar vrasjen. Provat në fakt tregojnë për një version tjetër. Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre, çështja mund të jetë drejt fundit.

“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive. Kjo të paktën tregon se V. ka qenë të paktën prezent atë natë kur kanë ndodhur të shtënat. Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohen. Në fakt tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dinamikën e ngjarjes. dhe në këtë mënyrë të afërmit e tij do të gjejnë pak qetësi.Familjarët e Marios presin me padurim zbardhjen e ngjarjes,” thanë burimet gjyqësore.

Ilir S. nga Koekelare, i cili njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytetin IJzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar. Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij piktorit, Melanie, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj nga një lidhje e mëparshme.


Shtuar 28.09.2022 09:04