Karamuço: Rama ka marrë një pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet të shihet mënyra e transportit në Shqipëri

Duke folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço sqaroi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka bërë liderëve që morën pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara një dhuratë të veçantë: nga një pistoletë të personalizuar me emrin e secilit, të shoqëruar edhe me municion.

Ai theksoi se një dhuratë e tillë i ka shkuar edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa vuri në dukje se mbetet ende për t’u parë se si do të realizohet sjellja e saj në Shqipëri, duke pasur parasysh rregullat që lidhen me armët e zjarrit dhe municionin.

Të lidhura

None found

“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë. Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipër, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet