Vrasja e 20-vjeçares në Greqi: Bashkëshorti nuk e njeh gjeorgjianin e arrestuar, në kërkim të shqiptarit

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja makabre e 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj në Greqi, ngjarje e ndodhur pak javë më parë.

Ndërkohë që në pranga është vënë vetëm 1 autor i dyshuar, mediat greke kanë bërë me dije se bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar nuk e ka identifikuar gjeorgjianin e prangosur.

Edhe pasi 36-vjeçari nga Gjeorgjia nisi të fliste në gjuhën e tij, bashkëshorti i viktimës nuk e ka njohur atë. Autoritetet dyshojnë se gjeorgjani ka pasur rolin e informatorit tek anëtarët e tjerë të bandës.

Gjithashtu hetimet e Policisë Greke janë shtrirë deri në Kretë për të gjetur autorët e vrasjes së 20-vjeçares. Në të gjitha burgjet u kërkua një listë e të burgosurve të liruar përgjatë vitit të kaluar, të cilët kanë punuar për krime të rënda. Po ashtu Policia Greke po përpiqet të sigurojë “informatorë” nëpër burgje që mund të kenë ndonjë ide se cilit grup i përket kjo vrasje.

Sipas informacionve të bëra me dije dyshohet se një prej autorëve është identifikuar dhe dyshohet se është nga Shqipëria, por i dënuar në Greqi për vepra të ndryshme penale. Ai është personi i vetëm që piloti i pa fytyrën, ndaj konsiderohet edhe si “çelësi” i zbardhjes së çështjes. /albeu.com/


Shtuar 19.05.2021 09:26