“Votoje rrotullimin rreth vetes”, Rama poston videon e demokratit të flaktë që bënte drift në Lezhë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon ku një demokrat i flaktë shihej që bënte drift në Lezhë me makinën e tij të bardhë mbi të cilën valëvitej flamuri blu.

Në postimin në Facebook, Rama ka publikuar videon në  sfondin e të cilës dëgjohet kënga e Sali Berishës dhe tesktin “O kurrë nuk vdes o Sali Berisha”.

“Votoje votoje, votoje rrotullimin rreth vetes ose “me i gjëmu bishtit tat”, siç thoshin çunat e Tironës dikur…,”- shkruan Rama krah videos.


Shtuar 23.04.2021 19:12