Votim elektronik për herë të parë, KQZ e prerë: Pajisja verifikon votimin e dyfishtë

Këto zgjedhje do të jenë ndryshe nga vitet e tjera  dhe për herë të parë në Shqipëri do të realizohet verifikimi elektronik i votuesve në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një njoftim të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëhet me dije se pas verifikimit, nënshkrimi bëhet në mënyrë elektronike duke lënë shenjën e gishtit.

Ndërkohë theksohet se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.

Njoftimi i plotë:

Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Pajisja lexon dhe regjistron të dhënat e votuesve, qendrën e votimit dhe foton. Pas verifikimit, nënshkrimi bëhet elektronikisht duke lënë shenjën e gishtit. Të dhënat ruhen sipas standardeve të sigurisë dhe asgjësohen pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.


Shtuar 25.03.2021 12:16

Tags: ,