Tentoi të fuste drogë në burg, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një person pasi ky i fundit  ka tentuar të fusë drogë në burgun e Drenovës.

I arrestuari është Lorenc Cuka.

Këtij të fundit gjatë kontrollit që i është bërë në rrobat e brendshme i është gjetur një sasi prej 5 gr heroinë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i arrestuari, drogën që kishte me vete do t’ja jepte një të dënuari që priste të takonte.

Shtuar 25.03.2021 12:03

Tags: ,