Vjosa Osmani zgjidhet “Miss politikania shqiptare” nga diaspora

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është zgjedhur si “Mis politikania shqiptare” nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Në një rubrikë të emisionit ‘Ora 7’ në Klan Kosova, Osmani është përgjedhur nga emigrantët si politikania më e bukur shqiptare duke lënë pas dhe shumë deputete të Kuvendit të Kosovës.

Vjosa Osmani arriti të merrte më shumë vota nga emigrantët, ndërkohë që pas saj renditeshin Blerta Deliu-Kodra, Duda Balje, Mimoza Kusari dhe Ganimete Musliun./albeu.com