Reagimi i ëmbël i Messit ndaj kërkesës së një tifozi (VIDEO)

Për modestinë e Lionel Messit patjetër duhet të flitet më shpesh.

Teksa ishte me pushime në Ibiza, një fans I kërkoi Messit të përshëndetej me fëmijët e tij. Leo, natyrisht, nuk mund të refuzonte.

Messi, pak i zënë ngushtë, ka regjistruar një mesazh direkt nga pishina.

“Malena, Matthias, Julian dhe Benjamin, ju dërgoj një puthje të madhe, shpresoj të jeni mirë.”

Në Ibiza, Leo dhe familja e tij pushojnë në shoqërinë e Cesc Fabregas dhe familjes së tij. Në festivalin e muzikës Ushuaia, ku miqtë u argëtuan, morën pjesë edhe mesfushori i Barcelonës, Ferran Torres dhe legjenda e Bayern Munichut, Franck Ribery. Gjithashtu në Ibiza është parë edhe Cristiano Ronaldo me Georgina. /albeu.com/