“Vjeshta do të krijojë probleme”, Skënder Brataj bën parashikimin për vazhdimin e pandemisë

Ditën e sotme, vendi ynë nuk shënoi asnjë viktimë nga koronavirusi. Ndërkohë po nga sot, nisi dhe lehtësimi i masave. Lidhur me këtë situatë, Skënder Brataj deklaron se transmetueshmëria e Covid ka rënë në nivele minimale, ndërsa tha se po vihet re fenomeni kur njerëzit paraqiten shumë vonë në spitale dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nga 37 të sëmurë, 7 janë në terapi intensive që do të thotë se vijnë në forma të rënda në spital. Do të thotë që në banesa ka edhe të tjerë të sëmurë. Ne ketë momente nuk duhet ulur vigjilenca. Mënyra e transmetimit të virusit është më e ulët. Në 15 qershor hiqet kufizimi nga 10 persona në 50. Muzika live është shtuar dy orë nga ora 20-22. Këto janë aktivitetet që janë në vend të parë për sa i përket përhapjes së infeksionit. Janë të gjitha rreziqet e përhapjes së infeksioneve”, deklaron ai.

Brataj përjashton mundësinë që vjeshta të mbërrijë me një valë tjetër infektimesh.

“Vjeshta do të krijojë pak probleme, por nuk ka valë si vala e nëntorit-shkurt të vitit të kaluar. Deri në shtator do të ketë një numër më të lartë të personave të vaksinuar. Mua më gëzon fakti se nuk ka pasur humbje jetë për asnjë person që ka marrë dozën e vaksinës, apo forma të rënda. Ato që nuk e kanë kaluar virusin janë një pakicë”, u shpreh ai.


Shtuar 1.06.2021 21:04