Vjedh me thyerje një banesë në Burrel, shoqërohet 12-vjeçari

Policia ka shoqëruar në polici një 12-vjëçar, autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të një banese në Burrel. Ai ka vjedhur shumë të shumës 170 000 lekë të rinj. Shoqërimi i të miturit është bërë pas kallëzimit të pronarit të banesës së vjedhjes.

Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen.

Njoftimi:

Mat/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Mat, pas kallëzimit nga shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në fshatin German, Burrel, për vjedhjen pa thyerje, të shumës 170 000 lekë të rinj, në banesën e tij, kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar dhe shoqëruar një shtetas i mitur 12 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes së shumës së parave, në banesën e 66-vjeçarit, më datë 16.11.2022.  Kjo ngjarje është publikuar në ëeb-in zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë 17.11.2022.

Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.11.2022 14:43