Vijon i nxehti në vend, sa do të shënojnë sot temperaturat

Edhe dita e sotme do të jetë me mot të qendrueshëm dhe në pjesën më të madhe të vendit gjatë gjithë ditës do të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta. Kurse në zonat e thella malore priten kalime të lehta të vranësirave gjatë mesditës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mengjes, por ulen ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 07:55