Vijojnë zjarret në Shqipëri/ 11 vatra ende aktive, problematike situata në Dajt, Shkodër dhe Fier

Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 32 vatra zjarri. Prej tyre, 11 vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 16 janë shuar.

Për menaxhimin e situatës janë mobilizuar në rang kombëtar 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.

Të lidhura

None found

Për ditën e sotme është planifikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.

Ndërhyrja kryesore është përqendruar në zonat ku zjarret paraqesin rrezikun më të madh.

Në Malin e Dajtit, përveç strukturave të bashkisë, operacionit i janë bashkuar sot 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter.

Në Bardhaj të Shkodrës po punojnë 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile. Mbështetja e Forcave të Armatosura përfshin 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter, ndërsa gjatë ditës së sotme angazhimit i shtohen 33 forca dhe 1 ambulancë.

Situata në Fier po përballohet nga 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë dhe 90 forca të tjera. Në terren janë gjithashtu 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 avion Air Tractor, ndërsa sot vijon mbështetja me 33 forca.

Operacioni në Himarë ka përfunduar pas shuarjes së zjarrit. Për përballimin e situatës u angazhuan 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 forca policore dhe 180 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 2 helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron pa ndërprerje gjendjen në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe mjetet operacionale vijojnë të qëndrojnë në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo zonë ku nevojitet, duke pasur si përparësi mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.


Shtuar më 6.09.2026 11:12

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet