Vidhte brenda makinave të parkuara, arrestohet algjeriani në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një algjerian pasi dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në makina të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13 në Durrës, ndërsa shtetasi algjerian H.B., 29-vjeç u arrestua në flagrancë duke vjedhur sende në automjetet e 3 personave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, arrestuan në flagrancë shtetasin algjerian H. B., 29 vjeç, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në automjetet e parkuara të shtetasve A. Xh., Z. Gj. dhe Sh. I.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.07.2021 12:55