“Bileta e artë”, si mund të fitohen me 10 dollarë vilat dhe pasuritë e El Chapos

Qeveria meksikane ka organizuar një lotari, ku do të fitohen pasuritë e sekuestruara nga emrat e e trafikut të drogës. Qytetarët mund të fitojnë me 10 dollarë banesat dhe sende të tjera luksoze të El Chapos.

E cilësuar si “bileta e artë” është vila e tij luksoze në Culiacàn , ku Joaquin Guzmàn ishte fshehur para arratisjes së tij, në shkurt 2014.

Guzman, udhëheqësi i kartelit Sinaloa, një nga grupet më famëkeqe të trafikut të drogës në Meksikë, tani po vuan dënim të përjetshëm në një burg të SHBA.

‘Shpagimi” i qeverisë përbëhet nga 248 çmime të ndryshme në pasuri dhe para në vlerë totale prej 16.6 milion dollarë, tha zyra kombëtare e lotarisë.

Shtëpia, me vlerë rreth 184,000 dollarë amerikanë (244,000 dollarë), ka një fasadë të bardhë.

Për një biletë 250 peso, (10 dollarë) ju mund të jetoni në shtëpinë ku El Chapo iku. Uluni në divan dhe imagjinoni, pa pasur nevojë për Netflix, se jeni brenda një prej kapitujve të Narcos, raportojnë mediat vendase.

Përveç shtëpisë së El Chapo, lotaria do të përfshijë gjithashtu një rezidencë në Pedregal, në jug të Mexico City, që i përkiste ish-udhëheqësit të kartelit Juarez Amado Carrillo. Thuhet se vlen rreth 3.8 milion dollarë amerikanë.

Shorti i Lotarisë Kombëtare është planifikuar për në 15 Shtator, Ditën e Pavarësisë.

Shtuar 7.07.2021 12:52