VIDEO/ Tetë policë mbërthejnë studentin që protestonte para Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa aktivistë gjatë tubimit

Tetë policë duke shoqëruar një të student të vetëm janë disa prej pamjeve të prodhuara nga protesta e sotme studentore para Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan largimin e qeverisë.

Protesta nisi rreth orës 14:00, kur studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën se bashku duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe realizimin e një sërë kërkesash.

Të lidhura

None found

Tubimi përshkallëzoi në goditjen e Ministrisë së Arsimit me vezë, gurë dhe sende të tjera, duke shkaktuar kështu disa shoqërime të aktivistëve e studentëve nga policia.

 


Shtuar më 13.10.2026 15:47