Këtë të premte, qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para Bashkisë së Tiranës, ku po protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta e trembëdhjetë është hapur me shishe molotovi. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të hyrjes së Bashkisë së Tiranës.