Më 30 qershor 2026, Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar një operacion në Prishtinë, gjatë të cilit janë sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh.
Të lidhura
None found
Për këtë aksion ka reaguar edhe Eurojust, duke bërë të ditur se në operacion kanë qenë të përfshira autoritetet franceze dhe italiane.
“Autoritetet franceze dhe italiane kanë vazhduar bashkëpunimin në kuadër të një hetimi ndaj një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave, i cili përdorte shufra ari për të legalizuar fitimet nga trafiku i drogës. Pas një operacioni fillestar, gjatë të cilit u sekuestruan 30 milionë euro, në një aksion të ri janë konfiskuar pasuri kriminale në vlerë prej 1 milion eurosh, nën koordinimin e Eurojust dhe Europol, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës”, thuhet në pjesën hyrëse të komunikatës.
Në vijim, në njoftim theksohet se gjatë një hetimi 10-mujor, autoritetet kanë arritur në përfundimin se të paktën 18 milionë euro janë pastruar përmes kësaj skeme.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Eurojust dhe Europol e kanë mbështetur hetimin që nga nisja e tij në dhjetor të vitit 2024, duke pasur një rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale të shpërndara në shtete të ndryshme.
