Dhjetëra protestues janë grumbulluar përpara Kryeministrisë në ditën e 37-të me radhë, duke kërkuar largimin e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë gjithë ditëve të protestës, kjo thirrje është përsëritur vazhdimisht dhe me vendosmëri, duke dëshmuar këmbënguljen e tyre në synimin e revoltës qytetare.
Të lidhura
None found
Në hapje të fjalës u theksua se qëndrimi i qytetarëve u ka bërë të qartë të gjithëve, përfshirë qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë, se “ky popull e ka seriozisht.”
